Rey Manaj: Të mbyllim ndeshjen me San Marinon që në 20 minutat e para; mbron Maran para Arbër Hoxhës: ‘Trajneri do më të mirën e ekipit

Pak orë përpara ndeshjes Shqipëri-San Marino, e cila vlen për Ligën C të Ligës së Kombeve, sulmuesi i kombëtares Rey Manaj ka dhënë deklaratë për mediat. Golashënuesi nga Lushnja iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në zonën e prononcimeve.

Të lidhura

None found

Kur u pyet për gjendjen e tij dhe të ekipit pas ndeshjes në Helsinki, ku Shqipëria luajti me një lojtar më pak, Manaj u shpreh se takimi me San Marinon varet nga mënyra se si e qasen. Ai e cilësoi San Marinon si një rival shumë më të dobët, por theksoi se gjërat provohen në fushë dhe se do të hyjnë për ta mbyllur menjëherë ndeshjen.

Në lidhje me faktin se kanë shënuar shumë gola nga goditjet standarde, sulmuesi tha se këto janë statistika që shikohen nga jashtë, ndërsa ata punojnë nga çdo pozicion për të gjetur golin. Ai shtoi me shpresë se nesër do të kenë fatin të shënojnë edhe me aksion për t’i bërë të lumtur tifozët.

I pyetur nëse ka ndryshuar mënyra e lojës dhe sa kohë do t’u duhet për të përvetësuar plotësisht idetë e trajnerit Maran, Manaj beson se trajneri ka pak kohë në dispozicion, por me ide të qarta. Ai shtoi se çdo ditë që kalon është më mirë për ta dhe shpreson që të jenë 100 për qind gati për kualifikueset e Europianit.

Kur u pyet për presionin ndaj sulmuesve për të shënuar sa më shumë gola kundër San Marinos, Manaj u përgjigj se sa më shumë gola të shënojnë, aq më të lumtur do të jenë. Ai theksoi nevojën për të hyrë në fushë me forcë dhe për ta zhbllokuar ndeshjen që nga fillimi, duke kujtuar përballjen me Andorrën. Megjithëse Andorra ishte gjithashtu një rival më i dobët, Shqipëria arriti të shënonte vetëm në minutën e 80-të. Prandaj, sipas tij, gjëja kryesore është të sulmojnë fort në 20 minutat e para dhe pastaj të shënojnë sa më shumë gola, krahasuar me ekipet e tjera përballë San Marinos.

I pyetur nëse është supersticioz dhe nëse ka ndonjë preferencë për partnerin në sulm, Manaj u përgjigj se jo, fare. Ai e vlerësoi grupin si shumë të mirë dhe tha se janë përmirësuar shumë. Sipas tij, trajneri do më të mirën e ekipit, përpara se gjërat të kalojnë në çështje personale, dhe ai është i lumtur të luajë me çdo lloj lojtari në sulm.

Në lidhje me 13 golat e shënuar me kombëtaren dhe mundësinë për të thyer rekordin e Erjon Bogdanit brenda një kohe të shkurtër, Manaj tha se dëshira do të ishte e madhe për ta thyer që në këto ndeshje, por theksoi se gjëja kryesore për të është që ekipi të marrë 3 pikët. Për të nuk ka rëndësi kush shënon. Ai shtoi se kohët e fundit ka shënuar 5 gola për Shqipërinë, ndërsa më parë ka pasur lëndime dhe skuadra nuk kishte stabilitet.


sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel