OVL-UÇK zhvendos protestën për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka ndryshuar orarin e protestës së paralajmëruar për sot. Tubimi pritet të nisë në orën 09:00, në kohën kur parashihet të fillojë edhe seanca e Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Fillimisht, protesta ishte planifikuar të zhvillohej në orën 12:00, përpara ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, organizatorët e protestës me moton “Jo në emrin tim” u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit.

Pjesëmarrësit kërkojnë nga deputetët që të votojnë pro ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Nisma e protestave “Jo në emrin tim” filloi pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta e së dielës shënoi tubimin e 19-të të kësaj serie.


Shtuar më 5.10.2026 08:29

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis