Pesë ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve, të vlefshme për raundin e katërt, kanë përfunduar. Në Athinë, Greqia arriti t’i marrë përsëri pikë Gjermanisë, duke e mbajtur takimin në barazimin 0-0.
Holanda siguroi fitoren 2-1 ndaj Serbisë, falë golave të Koopmeiners dhe Zirkzee. Për serbët shënoi Cvetkovic, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar rezultatin.
Të lidhura
None found
Edhe Portugalia mori tri pikët e radhës në grupin e saj, ndonëse e pati të vështirë përballë Norvegjisë, të cilën e mposhti 2-1.
Ajer kaloi fillimisht në avantazh me një goditje të bukur nga jashtë zonës, ndërsa Cancelo reagoi për Portugalinë me një tjetër goditje potente. Danimarka fitoi minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Uellsit, ndërsa Irlanda dhe Izraeli u ndanë në barazimin 1-1.
Në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Austria, që gjithashtu barazuan me shifrat 1-1.
REZULTATET:
Greqi 0-0 Gjermani
Holandë 2-1 Serbi
Portugali 2-1 Norvegji
Uells 0-1 Danimarkë
Irlandë 1-1 Izrael
GOLAT:
Holandë 2-1 Serbi (Koopmeiners 31′, Zirkzee 72’/ Cvetkovic 35′)
Goli i Koopmeiners
Goli i Cvetkovic
Goli i Zirkzee
Portugali 2-1 Norvegji (Cancelo 38′, Ramos 79’/ Ajer 36′)
Goli i Ajer
Goli i Cancelo
