Gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivisti Edison Lika deklaroi se protesta do të vijojë deri në largimin e regjimit.
Duke folur për ministren Belinda Balluku, Lika tha se tetori do të jetë një muaj vendimtar për të dhe kërkoi që drejtësia të vazhdojë procedurat për heqjen e mandatit të saj.
Të lidhura
None found
“Tetori do të jetë muaji i Belinda Ballukut. Këtë muaj ajo duhet ta ketë vendin në burg. Ne presim që drejtësia të paraqesë kërkesën e dytë për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut. Herët ose vonë do ta kapim mat Edi Ramën, pasi ai ka mbetur i vetmi në klikën e tij. Ky shesh mund ta përmbysë këtë regjim dhe këtë klikë 36-vjeçare”, u shpreh aktivisti.
