Një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë partneren e tij 31-vjeçare në lagjen Barriera di Milano, në Torino.
Të lidhura
None found
Gjatë një konflikti, burri dyshohet se e ka çuar gruan në ballkonin e apartamentit dhe e ka sulmuar, duke i shtrënguar qafën me duar në përpjekje për ta mbytur.
31-vjeçarja arriti të largohej nga banesa së bashku me vajzën e tyre njëvjeçare. Të dyja u strehuan te fqinjët, ndërsa pak më vonë 37-vjeçari u hodh nga ballkoni i katit të 10-të dhe humbi jetën.
Gruaja dhe vajza e saj ndodhen jashtë rrezikut. Karabinierët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
