Kartoni i kuq rikthehet si makth për Shqipërinë në sfidat vendimtare, Berisha me precedent të ngjashëm

Shqipëria pësoi një goditje të fortë në përballjen ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, pasi portieri Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj kundërshtarit, teksa ishte lojtari i fundit. Ky episod ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit dhe kuqezinjtë në fund u mposhtën nga rivali nordik.

Të lidhura

None found

Skuadra shqiptare e nisi ndeshjen në mënyrën ideale, duke kaluar në epërsi që në minutën e 4-t. Goli erdhi pas një pasimi të shkëlqyer nga goditja e këndit, të ekzekutuar nga Kristjan Asllani. Megjithatë, një moment i vetëm i ndryshoi tërësisht zhvillimet dhe avantazhi, bashkë me shpresat për tre pikët, u zhduk.

Berisha u shfaq me nxitim në aksion dhe, në përpjekje për të ndalur kundërshtarin, kreu ndërhyrjen që solli ndëshkimin maksimal. Portieri u detyrua të largohej nga fusha, pasi kryesori Hennessey i tregoi kartonin e kuq të drejtpërdrejtë.

Nuk është hera e parë që Kombëtarja shqiptare përballet me një situatë të tillë në ndeshje me peshë të madhe. Në disa raste të mëparshme, kartonët e kuq kanë ndikuar në rezultat, ndërsa një prej protagonistëve ka qenë sërish Etrit Berisha.

ZVICËR 1–0 SHQIPËRI, 11 qershor 2016: Ndeshja e grupeve në Europianin e Francës.

Kapiteni Lorik Cana u ndëshkua me karton të kuq pasi preku topin me dorë. Në paraqitjen e parë historike në Europian, Shqipëria u mposht me rezultatin minimal 1-0.

SHQIPËRI 0-3 IZRAEL, 12 nëntor 2016: Ndeshje e kualifikueseve të Botërorit.

Berat Gjimshiti u përjashtua nga loja në minutën e 17-të. Më pas, portieri Etrit Berisha goditi me kokë sulmuesin e Izraelit, duke lënë Shqipërinë me 9 lojtarë. Kuqezinjtë u mundën pastër nga kundërshtari.

SHQIPËRI 0-4 SKOCI, 17 nëntor 2018: Sfida e Ligës së Kombeve.

Mërgim Mavraj mori karton të kuq në minutën e 21-të, ndërsa në përfundim Shqipëria regjistroi një humbje të thellë.


Shtuar më 4.10.2026 17:39

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis