Zidane: Ronaldo ishte vendimtar në fitimin e shumë trofeve te Real Madridi

Zinedine Zidane ka shprehur vlerësimin e tij të madh për Cristiano Ronaldon, duke theksuar rolin që sulmuesi portugez pati në sukseset e përbashkëta te Real Madridi.

Të lidhura

None found

Francezi drejtoi skuadrën madrilene nga viti 2016 deri më 2018, periudhë gjatë së cilës Ronaldo ishte një prej protagonistëve kryesorë të rezultateve të klubit.

Në 114 ndeshje nën drejtimin e Zidane, portugezi realizoi 112 gola dhe regjistroi 27 asistime. Kontributi i tij ndihmoi Real Madridin të siguronte 11 trofe.

Bilanci i asaj periudhe përfshinte edhe tri triumfe radhazi në Ligën e Kampionëve, si dhe dy tituj të La Ligës.

Duke folur në konferencën për shtyp para përballjes së Francës me Belgjikën, Zidane rikujtoi me nostalgji kohën kur punoi me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Duhet t’i bëjmë një nderim të madh për karrierën e tij. Unë pata fatin ta kisha me vete. Ai më ndihmoi të fitoja shumë trofe”, deklaroi Zidane.

Trajneri francez foli me admirim edhe për karrierën e jashtëzakonshme të Ronaldos, i cili po i afrohet fundit të rrugëtimit të tij në futboll, ndërsa e ardhmja me kombëtaren portugeze mbetet ende në qendër të diskutimeve.

“Chapeau për Cristiano-n! Gjithmonë kam shumë respekt për njerëzit me të cilët kam kaluar kohë”, përfundoi Zidane.


Shtuar më 4.10.2026 14:41

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/sekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis