Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një incidenti të ndodhur në një ndeshje futbolli për fëmijë në Maryland, SHBA.
Ngjarja ndodhi në Leon Day Park, ku sipas autoriteteve, një debat mes dy burrave për një vend parkimi përshkallëzoi në përdorimin e armëve.
Të lidhura
None found
Sipas policisë, dy burrat hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit dhe vajza 12-vjeçare gjend në mes të shkëmbimit të zjarrit. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve.
Komisioneri i Departamentit të Policisë së Baltimores, Richard Worley, tha se dy personat ishin përfshirë në një debat dhe më pas qëlluan me armë ndaj njëri-tjetrit.
“Dhe në mes të shkëmbimit të zjarrit, një vajzë 12-vjeçare, e cila me shumë gjasa kishte shkuar aty për të parë futbollin, u qëllua dhe humbi jetën”, deklaroi Worley.
Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 18:15, ku gjeti vajzën 12-vjeçare dhe një grua 25-vjeçare me plagë armësh.
25-vjeçarja u dërgua në spital dhe, sipas raportimeve, ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Nga të shtënat u plagosën gjithashtu dy burra, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç. Të dy u transportuan në spital, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
