Shqipëria mund të kishte shmangur humbjen në minutën e 82-të, kur Mirlind Daku, i aktivizuar si zëvendësues, pati një mundësi të artë për të barazuar rezultatin.
28-vjeçari u shërbye në thellësi nga Hysaj dhe e kontrolloi mirë topin, por në çastin vendimtar për të goditur drejt portës nuk u tregua i saktë, duke shpërdoruar një rast flagrant përballë portierit kundërshtar.
Të lidhura
None found
Pas humbjes dhe episodit të diskutuar, sulmuesi i Kombëtares reagoi në rrjetet sociale përmes një “story” të publikuar në Instagram.
“Faleminderit shqiptarëve nga Finlanda dhe vendet e tjera. Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme. Do të rikthehemi”, shkroi Daku.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës më datën 6 tetor, ndaj San Marinos, në stadiumin “Air Albania”.
82′ – Mirlind Daku humbet një rast të pastër përballë portierit rival.
