Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka caktuar për sot, në orën 14:00, një mbledhje të përbashkët me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij takimi, Hamza pritet t’i njoftojë përfaqësuesit e partisë lidhur me rezultatet e bisedimeve që ka zhvilluar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Një prej çështjeve të diskutuara me Kurtin ka qenë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Pas përfundimit të mbledhjes, Bedri Hamza pritet të prononcohet për mediat.
