Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës përballë Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri

Kosova do ta presë sonte Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Sipas parashikimit të Telegrafit, përzgjedhësi Franco Foda pritet të përdorë sërish skemën 3-5-2, ndonëse në formacion mund të ketë disa ndryshime krahasuar me sfidën e fundit ndaj Izraelit.

Aro Muric pritet të rikthehet në portë, pasi mungoi në përballjen me Izraelin për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e mëparshme kundër Austrisë.

Në repartin defensiv, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi pritet të formojnë sërish vijën e mbrojtjes.

Ermal Krasniqi dhe Dion Gallapeni parashikohet të aktivizohen në krahët e mesfushës, ndërsa Valmir Matoshi, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha do të pozicionohen në qendër.

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në sulm pas mungesës ndaj Izraelit për shkak të lëndimit. Në repartin ofensiv ai pritet të luajë së bashku me Fisnik Asllanin.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Aro Muric, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Ermal Krasniqi, Dion Gallapeni, Valmir Matoshi, Leon Avdullahu, Veldin Hoxha, Vedat Muriqi, Fisnik Asllani.

Takimi Kosovë–Austri do të zhvillohet në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet