Shqipëria u largua pa pikë nga transferta ndaj Finlandës, në një ndeshje që përfundoi me fitoren 2 – 1 të skuadrës nordike dhe ku kuqezinjtë patën edhe fatin kundër.
Episodi që shkaktoi më shumë debat ndodhi në minutën e 79-të. Adam Markhiev ndërhyri ndaj Myrto Uzunit brenda zonës, duke e rrëzuar sulmuesin shqiptar.
Të lidhura
None found
Arbitri Hennessy nuk akordoi 11-metërsh dhe, përkundrazi, i tregoi kartonin e verdhë Uzunit, duke e konsideruar rrëzimin si simulim. Pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ndryshua me argumentin se kishte pozicion jashtë loje.
Videoja e këtij momenti iu dërgua “ChatGPT”-së për një vlerësim të qartë mbi situatën. Përgjigjja ishte në favor të Shqipërisë: “Po, për mua është penallti. Pasi e rishikova episodin, do të akordohej një penallti për Uzunin.
Kontakti i mbrojtësit me Uzunin, sipas vlerësimit tim, është i mjaftueshëm për ta rrëzuar dhe nuk më duket bindës si simulim.
Fakti që Uzuni u ndëshkua për simulim, ndërsa episodi u shqyrtua edhe nga VAR-i, e bën vendimin veçanërisht të debatueshëm. Përfundimi im është i qartë: penallti.”
Kontakti ndaj Myrto Uzunit brenda zonës.
