Prindërit e mi ishin pranë ndarjes”/Selin Bollati tregon krizën pas “Big Brother”: I binda të qëndronin bashkë

Gjatë një bisede në emisionin “Goca dhe Gra” për divorcin dhe paragjykimet ndaj grave të divorcuara, Selin Bollati ndau me publikun një përvojë personale që lidhej me familjen e saj.

Të lidhura

None found

Ajo rrëfeu se pas pjesëmarrjes në “Big Brother” mes prindërve të saj kishte nisur një përplasje e fortë, e cila, sipas Selinës, u shndërrua në një krisje shumë serioze.

“Unë e kam përjetuar vetë. Një vendim që mora për të hyrë në ‘Big Brother’ u mbështet nga njëri prind, ndërsa tjetri nuk ishte dakord. Askush nuk erdhi të më pyeste se përse e kisha marrë atë vendim me miratimin e njërës palë dhe kundërshtimin e tjetrës. Megjithatë, kjo përfundoi në një konflikt të brendshëm mes tyre”, tregoi Selin Bollati.

Ori Nebijaj e pyeti nëse e kishte fjalën pikërisht për eksperiencën në “Big Brother”.

“Po, për rastin e ‘Big Brother’-it. Vendimin e mora pasi mora konfirmimin e të dy prindërve. Por pas përfundimit, për njërin prej tyre ajo eksperiencë nuk u përqafua, ndërsa për tjetrin ishte një mënyrë që unë të sfidoja veten. Ai më dha lirinë ta çoja deri në fund”, shpjegoi ajo.

Sipas Selinës, tensionet nuk u mbyllën me përfundimin e formatit televiziv. Përkundrazi, problemet vazhduan edhe pas daljes së saj dhe ajo e konsideronte veten pjesë të rëndësishme të situatës së krijuar mes prindërve.

“Pasi eksperienca përfundoi, krisja vazhdoi dhe shkaku isha unë. Në një moment, prindërit e mi po kalonin një krizë shumë të rëndë në marrëdhënien e tyre dhe unë isha faktori që e kishte nxitur. Në kohën kur situata ishte më e tensionuar, këtë e kam diskutuar shpesh edhe me miqtë e mi”, u shpreh Bollati.

Kjo periudhë e bëri atë të mendonte për ndarjen dhe për ndikimin që mund të ketë një fëmijë në raportin mes dy prindërve.

“Në një moment u ndala dhe mendova se edhe divorci mund të shihet nga një këndvështrim tjetër. Ndonjëherë fëmija mund të bëhet faktori që i çon prindërit drejt ndarjes, por, duke u bazuar te rasti im, ai mund të jetë gjithashtu forca që i bashkon sërish”, tha Selina.

Orinda Huta e pyeti se cila ishte gjendja aktuale e familjes së saj.

“Sot prindërit e mi janë bashkë. E kam treguar edhe më herët këtë histori për publikun. Kjo ndodhi pas negociatave që bëra unë, sepse kuptova se problemi isha vetë dhe vendosa të ndërhyja”, deklaroi ajo.

Kur u pyet nëse kjo përgjegjësi e kishte rënduar, Selin Bollati u përgjigj: “Është një përgjegjësi, sepse nuk ka fëmijë që dëshiron të shohë keq njërin prind apo tjetrin.”


Shtuar më 4.10.2026 07:23

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetbetparkesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet