Agron Llakaj ka folur për rikthimin e tij në “Portokalli” gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Të lidhura
None found
Aktori dhe regjisori tregoi se rikthimi në spektakël ishte një dëshirë e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës.
Llakaj foli edhe për largimin e Salsano Rrapit, duke sqaruar se nuk ka qenë ai personi që e ka larguar nga “Portokalli”. Sipas tij, ai ka ndier heshtje nga ana e Rrapit.
“Kostandina e dëshironte rikthimin tim në Portokalli”, u shpreh Llakaj.
Ai rrëfeu se këtë rrugëtim e ka nisur me trupën që gjeti, ndërsa i vetmi aktor që mori nga bashkëpunëtorët e tij të mëparshëm ishte Albano Bogdo.
“Unë ndaj sytë, shpirtin dhe zemrën me ta. Jam drejtori, regjisori, aktori dhe kolegu i tyre. Në këto momente jemi si ai lumi që kemi dalë dhe po shkojmë drejt shtratit të lumit”, tha ai.
Llakaj theksoi se hapi i parë pas rikthimit ishte t’u shprehte përshëndetjen, respektin dhe mirënjohjen të gjithë atyre që kanë kontribuar në “Portokalli”.
Duke folur për Salsano Rrapin, ai tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me të që prej rikthimit dhe se ishte rikthyer në rolin e drejtorit të “Portokallisë”. “Nuk e kam larguar. Kam ndier heshtje nga ana e tij”, u shpreh Llakaj.
Ai kujtoi gjithashtu se kishte dashur ta ndante premierën e parë me Rrapin, të cilin e cilësoi si një aktor me shumë talent. Llakaj shtoi se nuk ndihet i zhgënjyer, pasi nuk ka kohë t’i kushtojë vëmendje zhgënjimit.
“Çdo talenti i kam dhënë një dorë, që të ketë një mundësi. Doni të thoni se Salsano Rrapin e mora unë në Portokalli? Unë e mora”, deklaroi ai.
Duke iu referuar një shprehjeje të Dritan Hoxhës, Llakaj e përshkroi “Portokallinë” si një tren të fuqishëm, që ecën, ndalon dhe në të cilin njerëzit hipin e zbresin. Ai tha se treni vazhdon të lëvizë dhe se edhe vetë do të ecë përkrah tij.
“Kush do të vrapojë me mua, është i mirëpritur. Portokallia është vendi i talenteve dhe i atyre që e meritojnë”, tha Llakaj.
Në fund, ai foli edhe për Kiarën, duke thënë se për shkak të moshës e konsideron si vajzën e tij dhe se reagimi i saj i parë me të ka marrë një vlerësim pozitiv prej tij.
