Një autobus i transportit publik ATM është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Milano, pasi u përplas me një automjet.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi pak minuta para orës 19:00, në kryqëzimin e Via della Chiesa Rossa me Via Gratosoglio.
Autobusi, i cili shërbente në linjën 79, u përplas me makinën për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, raportojnë mediat italiane.
Si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë marrë dëmtime të lehta.
Ekipet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
