OVL-UÇK paralajmëron protestë para Kuvendit të hënën nëse nuk arrihet marrëveshje

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime më të ashpra në rast se deri të dielën nuk arrihet një marrëveshje politike dhe procedurale për votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Në një njoftim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK u ka bërë thirrje qytetarëve që të hënën, më 5 tetor, në orën 12:00, të mblidhen para Kuvendit të Kosovës.

Sipas organizatës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë të revoltuara me qasjen e z. Kurt, të cilin e akuzojnë se po bën kalkulime politike me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës. OVL-UÇK ka vlerësuar se afati për arritjen e marrëveshjes që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale përfundon të dielën. Kjo deklaratë është transmetuar nga Klankosova.tv.

Organizata ka paralajmëruar se mungesa e dakordimit deri në atë afat do të pasohet me përshkallëzim të veprimeve nga veteranët, duke theksuar se durimi i tyre dhe i qytetarëve të Kosovës ka përfunduar. Sipas reagimit, pushteti po e zvarrit dhe po e përdor politikisht një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe persona që mbajnë plagët e luftës. Për këtë arsye, OVL-UÇK ka përsëritur ftesën për pjesëmarrje në tubimin e së hënës, në orën 12:00, para Kuvendit të Kosovës.


Shtuar më 3.10.2026 20:55

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet