Ish-portieri kosovar Flamur Neziri ishte i ftuari i episodit të fundit të podcastit “Arena e Yjeve”. Ai foli për fillimet në futboll, përvojat me disa klube të njohura në Kosovë dhe kalimin e mëvonshëm në rolin e trajnerit të portierëve. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Të lidhura
None found
Neziri tregoi se trofeun e parë në karrierë e fitoi me Hysin, kur skuadra triumfoi në edicionin e parë të Kupës pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ai e përshkroi atë periudhë si të veçantë edhe për shkak të një ndeshjeje që u zhvillua nën dritat e reflektorëve, ndërsa kujtoi se finalja ndaj Prishtinës, në atë kohë, nuk kishte reflektorë.
Sipas tij, skuadra ishte njëkohësisht në garë për ta fituar Kupën dhe në luftë për të siguruar qëndrimin në ligë. Neziri veçoi kujtimet e mira me trajnerin e asaj kohe, Luan Prekazi, të cilin e përshëndeti, si dhe vlerësoi cilësinë e lojtarëve që përbënin ekipin.
Intervistën e plotë me Flamur Nezirin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
