Vëmendja pas humbjes së Shqipërisë ndaj Finlandës është zhvendosur te një episod i minutës së 79-të. Në hyrje të zonës, mesfushori finlandez Adam Markhiev ndërhyri ndaj sulmuesit kuqezi Myrto Uzuni, pa pasur interes të dukshëm për topin, duke e rrëzuar atë.
Pavarësisht se kontakti ishte i qartë dhe arbitri irlandez Hennessy ndodhej pranë aksionit, vendimi i parë ishte ndëshkimi i Uzunit me karton të verdhë për simulim.
Të lidhura
None found
Situata u bë edhe më e diskutueshme pas ndërhyrjes së VAR-it. Pas komunikimit me sistemin e asistencës video, u vendos se kishte pozicion jashtë loje, megjithëse Uzuni e kontrollonte topin dhe nuk ia kishte pasuar atë asnjë lojtari.
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, shprehu habinë e tij për këtë vendim gjatë prononcimit, duke e cilësuar rastin me vetëm një fjalë: “E pashpjegueshme”.
Kontakti i Adam Markhiev ndaj Myrto Uzunit.
