E rëndë/ Ylli 8-vjeçar i muzikës humb jetën papritur, vetëm pesë ditë pas koncertit para mijëra fansave

Hirata Runa, 8-vjeçarja anëtare e grupit japonez Dianna Project, ka ndërruar jetë papritur në fund të shtatorit. Vdekja e saj erdhi vetëm pesë ditë pasi kishte performuar përpara mijëra fansave.

Të lidhura

None found

Sipas familjes dhe agjencisë që e përfaqësonte, vogëlushja humbi jetën nga miokarditi fulminant, një formë e rëndë e inflamacionit të muskulit të zemrës. Në deklaratën e grupit thuhej se kjo gjendje ishte shkaktuar nga një virus.

“Me keqardhje ju njoftojmë se Hirata Runa ka ndërruar jetë për shkak të miokarditit që është shkaktuar nga një virus”, thuhej në njoftimin e publikuar nga Dianna Project.

Agjencia falënderoi të gjithë fansat që e kishin përkrahur Runën gjatë karrierës së saj artistike dhe kërkoi mirëkuptim për familjen në këto momente të dhimbshme.

“Shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë fansat që mbështetën Hirata Runën dhe për të gjithë ata që ofruan ndihmë”, thuhej në deklaratë. Njëkohësisht, fansave iu kërkua të mos drejtonin pyetje apo kërkesa për intervista lidhur me ndarjen e saj nga jeta.

E lindur në Nagoya të Japonisë, Hirata Runa iu bashkua Dianna Project që kur ishte shumë e vogël. Grupi është pjesë e skenës japoneze të “idolëve”, ku lidhja mes artistëve dhe fansave ndërtohet përmes muzikës dhe shfaqjeve live.

Koncerti i fundit i saj u mbajt pesë ditë përpara vdekjes. Pas performancës, Runa u kishte shkruar fansave: “Faleminderit edhe për sot, e vlerësova shumë. Ishte vërtet argëtuese.”

Megjithatë, disa ditë më pas, ajo ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga miokarditi.

Familja e saj e përcolli lajmin me një mesazh prekës, duke u kërkuar fansave që ta ruajnë Runën në kujtesë si një artiste të përjetshme.

“Runa kaloi një të tretën e jetës së saj si idhull. Ju lutemi lëreni në një cep të zemrave tuaja si një idhull të përjetshëm”, shkroi familja.


Shtuar më 3.10.2026 18:29

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet