Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se pret që në takimin e ardhshëm me kryeministrin Albin Kurti të arrihet përmbyllja e çështjes që lidhet me ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
“Siç e keni parë, edhe në Qeveri janë miratuar disa dokumente. Megjithatë, pres që kjo çështje të përfundojë në takimin e radhës”, u shpreh Hamza.
Ai theksoi se për PDK-në hapi i parë i rëndësishëm është leximi i parë i projektligjit, ndërsa më pas mund të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit, nëse palët arrijnë marrëveshje.
Hamza shtoi se takimi me Kurtin mund të zhvillohet në çdo moment, pasi zhvillimet janë të shpejta dhe afati kohor është i kufizuar. “Mund të takohemi edhe çdo ditë”, tha ai.
