Berisha kundërshton daljen nga institucionet: Do t’i shërbente Ramës

Sali Berisha u tha aleatëve opozitarë, gjatë takimit në selinë blu, se largimi i opozitës nga institucionet do të ishte në interes të Edi Ramës. Duke iu përgjigjur propozimeve të tyre, kreu i PD-së kërkoi që beteja opozitare të vazhdojë edhe brenda Kuvendit.

Sipas Berishës, kryeministri dëshiron që opozita të mbetet jashtë institucioneve, ndaj një vendim për t’i braktisur ato duhet diskutuar duke pasur parasysh kujt do t’i shërbente. Ai e cilësoi protestën si rrugën e vetme për të kërkuar largimin e Ramës dhe tha se kjo nuk mund të pritet vetëm nga SPAK, të cilit në fjalën e tij iu referua si “SKAP-i”.

Të lidhura

None found

Qëndrimin në favor të protestave e mbështeti edhe Tedi Blushi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë. Ai i bëri thirrje PD-së dhe aleatëve të organizojnë një protestë kombëtare më 8 Tetor, ditën kur pritet që Kuvendi të votojë draftin e PS-së për Reformën Territoriale.

Në tryezën me aleatët opozitarë, Blushi kërkoi që tubimi të mos përfshijë vetëm banorët e 15 bashkive që parashikohet të preken nga reforma. Sipas tij, seanca e thirrur të enjten është një mundësi që shqiptarë nga i gjithë vendi të mblidhen para Kuvendit të Shqipërisë dhe t’i tregojnë kryeministrit se në Republikën e Shqipërisë vendosin shqiptarët.


Shtuar më 3.10.2026 13:35

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişzbahissekabet