Çfarë është ngrënia e stresit dhe si mund ta shmangni atë?

Të gjithëve na ka ndodhur të hamë edhe pse nuk kemi pasur uri, për shkak të stresit të fortë.

Ngrënia e stresit është një realitet që mund ta shmangni duke ndjekur këto hapa.

Bëni një pushim

Nëse ndihemi të stresuar mos iu drejtoni kuzhinës, por dilni jashtë për një shëtitje. Çdo gjë që ndryshon lëvizjen e trupit, ndihmon në shkëputjen nga stresi.

Jeni të uritur apo jo?

Hapi i parë për të ndryshuar një zakon është të kuptoni pse po e bëni atë. Nutricionistja dhe kuzhinierja Serena Poon shpjegon se kur e dini se trupi juaj ka nevojë, mësoni të dëgjoni më mirë dhe të hani kur të doni. Nëse vërtet keni nevojë të hani biskota, bëjeni. Por mos hani nëse jeni në ankth dhe nuk keni uri.

Meditoni

Nëse ngrënia e stresit fillon me ankthin tuaj, përdorni meditimin si një mjet të fuqishëm për ta luftuar atë.

Mbushni frigoriferin me ushqime bimore

Nëse nuk e shmangni dot ngrënien kur jeni të stresuar, atëherë kujdesuni që të mbani më shumë ushqime bimore. Të paktën, të hani shëndetshëm./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 15:42

Tags: ,