Zjarr në një zonë të banuar në Lezhë, ende asnjë ndërhyrje (VIDEO)

Një zjarr ka rënë sot pasdite në Zejmen të Lezhës, pranë një zone të banuar, raporton albeu.com.

Nga flakët rrezikohen shtëpitë, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyerje pasi emergjencat civile janë të angazhuara në dy vatra të tjera.

Për të shmangur pasoja të mëdha, nevojitet patjetër ndërhyrja, ndërkohë që banorë po tentojnë të shuajnë flakët.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ndezja e disa mbeturinave, duke bërë që flakët të dilinin jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi duke përshkruar një zonë me barë të thatë dhe shkurre./albeu.com

 

 


Shtuar 15.08.2021 15:55

Tags: ,