Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të premten në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit, Prattipati e përgëzoi Kurtin për krijimin e Qeverisë dhe fillimin e mandatit të ri, bëri të ditur Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë, transmeton “Bota sot”.
Në përgjigje, kreu i Qeverisë falënderoi diplomaten amerikane për bashkëpunimin dhe vlerësoi përkrahjen e pandërprerë që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës.

Palët biseduan për raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, duke shqyrtuar gjithashtu mundësitë për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Diskutimi përfshiu edhe zhvillimet e fundit dhe situatën aktuale politike në Kosovë.
