Ministria e Arsimit dhe Shkencës po vlerëson mundësinë e rishikimit të skemës aktuale për mbështetjen e ushqimit studentor.
Të lidhura
None found
Ministrja Vesna Janevska tha në emisionin “Win Win” të Telmës se, bazuar në metodologjinë në fuqi dhe ndikimin e inflacionit, subvencioni duhet të shtohet me rreth 7 denarë. Kështu, vlera e tij do të arrinte në 147 denarë për vakt.
Paralelisht, MASH po shqyrton edhe një alternativë tjetër, ku pagesa në para do të zëvendësohej me kuponë ose vauçerë ushqimi, të përdorshëm në restorante të caktuara.
Janevska bëri të ditur se skema të ngjashme zbatohen në disa vende të rajonit. Ajo theksoi se propozimi ndodhet ende në fazën e analizimit dhe nuk përbën një vendim të miratuar.
Në rast se kjo zgjidhje aprovohet, studentët nuk do ta përfitonin më subvencionin drejtpërdrejt në formë monetare, por do të mund të zgjidhnin ushqimin në restorantet që do të përfshiheshin në sistem.
