Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar Arbën Xhaferin. Ai ka ndarë një shprehje të udhëheqësit historic të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe shkruan se, këshillat e tij të çmuara do t’i shërbejnë gjithminë si frymëzim.
“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë.”
Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, Arbën Xhaferi na mungon fizikisht të gjithëve. Urtësia, vizioni largpamës, këshillat e çmuara dhe trashëgimia e vyer intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjithmonë si frymëzim për progress”, shkruan Meta.
Kujtojmë se Arbën Xhaferi është ndarë nga jeta më 15 gusht 2012, pas një sulmi që pësoi në tru./albeu.com