Pamjet e fundit të Presley Gerberit, të filmuara pak orë para se të gjendej i pajetë në rehabilitim

Një video e regjistruar vetëm një natë para vdekjes së Presley Gerberit është shpërndarë gjerësisht në mediat ndërkombëtare, duke nxitur reagime të shumta.

Të lidhura

None found

27-vjeçari, djali i Cindy Crawford dhe Rande Gerber, shihet në ambientet e një qendre rehabilitimi në Santa Monica, ku kishte nisur trajtimin disa ditë përpara se të ndërronte jetë.

Sipas pamjeve të publikuara nga TMZ, Presley fillimisht e drejton kamerën drejt vetes. Ai ka veshur një kanotiere të bardhë, mban syze të errëta dhe një varëse argjendi. Në vijim, ai filmon dhomën ku qëndronte, e cila kishte disa krevate, si edhe ballkonin me pamje nga qyteti.

Momenti bëhet veçanërisht prekës për shkak se videoja është xhiruar të shtunën në mbrëmje, më 19 shtator, vetëm disa orë përpara se Presley të gjendej pa shenja jete.

TMZ raportoi se më 20 shtator, një ditë më vonë, shërbimet e autoriteteve u njoftuan për një rast të dyshuar “arresti kardiak” dhe “mbidoze” në qendrën Resolutions Living. Deri tani, shkaku zyrtar i vdekjes nuk është publikuar.

Persona pranë Presley-t kanë deklaruar se ai ishte shtruar në qendrën e rehabilitimit gjatë atij fundjave. Një prej burimeve tha se në ditët e fundit ai “nuk dukej si vetvetja” dhe se tek ai vërehej një ndryshim.

Institucioni ku ai po merrte trajtim ndodhet në një rezidencë luksoze, me vlerë rreth 7.7 milionë dollarë. Objekti përfshin palestër, kinema, kuzhinë dhe hapësira me pamje nga qyteti e malet. Trajtimi zhvillohej në disa faza dhe synonte përballimin e varësisë, si dhe krijimin e një rutine të re.

Humbja e papritur ka tronditur familjen Gerber-Crawford. Motra e Presley-t, Kaia Gerber, me të cilën ai kishte një marrëdhënie shumë të afërt, raportohet se po e përjeton jashtëzakonisht rëndë këtë ngjarje.



Shtuar më 30.09.2026 11:26

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş