Dy persona janë arrestuar në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për sulme fizike ndaj bashkëshortes dhe ish-partneres së tyre. Ngjarjet janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor, në Çegran dhe Gostivar.
Sipas SPB Tetovë, më 14 nëntor, në orën 18:45, policia arrestoi në Çegran M.O. (37). Ai dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ka sulmuar bashkëshorten e tij 28-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Të lidhura
None found
Në rastin tjetër, të regjistruar në Gostivar, policia arrestoi Ќ.H. (32) më 15 nëntor, në orën 04:50. Arrestimi pasoi denoncimin e ish-partneres së tij 25-vjeçare nga Turqia, me qëndrim në Gostivar, e cila raportoi se ai e kishte sulmuar fizikisht në banesën ku jeton.
Policia bëri të ditur se, pasi të dokumentohen plotësisht të dy rastet, ndaj të arrestuarve do të paraqiten kallëzimet penale përkatëse.







