Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi marrin titullin “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Bashkia e Tiranës ka miratuar vendimin për t’i shpallur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin “Qytetarë Nderi” të kryeqytetit shqiptar.

Të lidhura

None found

Nisma u bë publike nga kryebashkiaku Erion Veliaj, disa ditë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Veliaj njoftoi se do t’ia paraqiste propozimin Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe u kërkoi edhe bashkive të tjera shqiptare të ndërmerrnin hapa të ngjashëm.

Propozimi u hodh për votim dhe mori miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke u shndërruar në vendim zyrtar të bashkisë.

“Nga sot, me propozim të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës. Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas bashkisë, ky vlerësim përbën një shenjë mirënjohjeje për kontributin historik të ish-krerëve të UÇK-së në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.


Shtuar më 29.09.2026 21:02

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetmarsbahisholiganbet