Trajneri kosovar Besnik Hasi është ndëshkuar me një ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 1 mijë e 800 eurosh për sjellje josportive ndaj gjyqtarit në sfidën kundër Besiktasit.
Amedspori triumfoi 3-2 ndaj Besiktasit më 20 shtator, në përballjen e javës së gjashtë të Superligës së Turqisë.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit, Hasi u shfaq i tensionuar, ndërsa pas fishkëllimës së fundit iu drejtua me vrap arbitrit të ndeshjes.
Për këtë reagim, Bordi Disiplinor i Federatës Turke të Futbollit vendosi të martën masën e pezullimit dhe gjobën ndaj teknikut kosovar.
Amedspori po zhvillon një sezon pozitiv, teksa aktualisht kryeson kampionatin me 13 pikë.
Pjesë e skuadrës së drejtuar nga Hasi janë edhe dy lojtarë të Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi.
