Zhegrova përfiton 12.4 milionë euro neto nga Juventusi për katër vite

Tuttosport ka publikuar listën e pagave te Juventusi, ku përfshihet edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të mediumit italian, kontrata e Zhegrovës i siguron atij 3 milionë e 125 mijë euro në vit, ku janë të përfshira edhe bonuset e përcaktuara në marrëveshjen me klubin nga Torino.

Gjatë katër viteve të kontratës, shuma bruto që pritet të përfitojë Zhegrova arrin në rreth 23.26 milionë euro. Kjo nënkupton një mesatare vjetore prej afërsisht 5.815 milionë euro bruto.

Pas zbritjes së taksave dhe kontributeve, futbollisti kosovar merr rreth 3.1 milionë euro neto në vit, ose rreth 258 mijë euro në muaj. Nëse kontrata përmbushet deri në fund, të ardhurat e tij neto për katër vite do të jenë rreth 12.4 milionë euro.

Mediumi italian, i cili konsiderohet i afërt me Juventusin, ka trajtuar edhe situatën e tij sportive. Gjatë afatit kalimtar kishte raportime se Zhegrova mund të largohej nga Torino.

Megjithatë, 27-vjeçari është përgjigjur në fushë në paraqitjet e fundit. Ai realizoi golat e parë me fanellën e Juventusit në fitoren kundër Sassuolos dhe në përballjen me Atalantën asistoi për Bremerin.

“Gjatë afatit kalimtar u përfol për një largim të mundshëm. Ai shënoi golat e parë për Juven në ndeshjen ndaj Sassuolos dhe asistoi për Bremerin kundër Atalantës. Këto të dhëna pozitive janë ato që ai shpreson t’i vazhdojë, edhe pse Luciano Spalletti kryesisht e përdor si zëvendësues gjatë ndeshjeve”, shkruan Tuttosport.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit të kaluar, kur u transferua nga Lille. Ai është një prej lojtarëve kryesorë të Kosovës që aktivizohet në një nga klubet më të mëdha të futbollit italian.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetmarsbahis