Këshilli Bashkiak i Tiranës debaton për reformën territoriale, opozita kërkon seancë të posaçme

Propozimi i Partisë Socialiste për riorganizimin administrativo-territorial u bë shkak për debate në mbledhjen e së martës të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Çështja ishte përfshirë në pikën 11 të rendit të ditës dhe lidhej me ndryshimet e kufijve të kryeqytetit. Diskutimi u përqendrua kryesisht te përfshirja e Rinasit, Bërxullës dhe Domjes në territorin e Tiranës, si dhe te mënyra se si qëndrimi i Këshillit do t’i përcillet Kuvendit.

Të lidhura

None found

Këshilltarja demokrate Ilda Zhulali kundërshtoi që reforma të trajtohej si pika e 11-të dhe kërkoi që për të të organizohej një seancë e posaçme.

“Nuk e di nëse e kuptoni çfarë rëndësie ka kjo pikë e rendit të ditës. Nuk bëhet fjalë për pikën 11. Këtu po diskutohet se çfarë do të ndodhë, të paktën për 10 vitet e ardhshme, me këtë vend dhe me qeverisjen vendore”, u shpreh Zhulali.

Ajo tha se mazhoranca po e zvogëlon rëndësinë e Reformës Territoriale, të cilën e cilësoi si një akt me rëndësi kombëtare, jo thjesht lokale.

Sekretari i Këshillit Bashkiak, Behar Zeneli, sqaroi se relacioni ishte dërguar nga Kuvendi dhe se Këshilli ishte ftuar të shprehte qëndrimin e vet për ndryshimin që prek Tiranën.

“Relacioni ka mbërritur në Këshillin Bashkiak nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ne e kemi përcjellë vetëm për mendim”, deklaroi Zeneli.

Sipas tij, Këshilli duhet të vendosë nëse është dakord me përfshirjen e Rinasit, Bërxullës dhe Domjes në strukturën e re administrative të Tiranës.

Zhulali iu përgjigj se çështja nuk mund të trajtohet si një ndryshim i thjeshtë në hartë, duke i thënë Zenelit: “Kjo nuk është një lojë me harta”.

Këshilltari demokrat Dorjan Teliti ngriti gjithashtu shqetësimin se qëndrimi i Këshillit nuk duhet të konsiderohet thjesht një mendim informal. Ai tha se projektvendimi parashikon që në raportin përfundimtar të pasqyrohen si qëndrimi i shumicës, ashtu edhe ai i pakicës.

“Meqë ne, si pakicë, kemi një qëndrim ndryshe nga shumica, duam të dimë çfarë procedure do të ndiqet sot, që vendimi të përfshijë edhe mendimin tuaj, edhe tonin”, tha Teliti.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet