Ronaldo mungon edhe në stërvitjen e Portugalisë, pas 18 vitesh pa u aktivizuar në një ndeshje

Pas pushimit njëditor të marrë pas fitores ndaj Norvegjisë, Portugalia ka nisur përgatitjet për përballjen e radhës me Danimarkën në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Cristiano Ronaldo, megjithatë, nuk u shfaq në fushë gjatë 15 minutave të para të seancës, të cilat ishin të hapura për mediat.

Mediumi spanjoll “MARCA”, duke cituar gazetën portugeze “A Bola”, raportoi se kapiteni portugez nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës në momentin kur gazetarët patën mundësi të ndiqnin punën e ekipit.

Edhe Joao Felix nuk ishte i pranishëm në atë pjesë të stërvitjes. Ndërkohë, mungoi edhe Francisco Conceicao, i cili të martën iu nënshtrua kontrolleve mjekësore për të kuptuar nëse do të mund të vijojë të jetë pjesë e kombëtares.

Rasti i Ronaldos vjen vetëm pak kohë pasi ai ishte lënë në dispozicion të trajnerit Jorge Jesus për sfidën ndaj Norvegjisë, por nuk zbriti në fushë për asnjë minutë.

Sipas “MARCA”-s, kjo shënoi herën e parë që prej vitit 2008 kur Ronaldo nuk u aktivizua në një ndeshje të Portugalisë. Kështu, pas 6.678 ditësh, u ndërpre seria e tij e aktivizimeve me kombëtaren.

Jorge Jesus e kishte justifikuar pas takimit vendimin për ta mbajtur në stol sulmuesin, duke treguar se kishte menduar ta aktivizonte në fund të ndeshjes.

“Kisha rënë dakord me të që të hynte në gjysmën e fundit të ndeshjes, por ndeshja nuk e kërkonte. Gonçalo Ramos po luante mirë, kishte shënuar një gol dhe i ishte anuluar një tjetër, ndaj ndjeva se nuk ishte momenti i duhur për ta zëvendësuar”, kishte deklaruar Jesus.

Sipas “A Bola”-s, Ronaldo ishte shfaqur në fushë rreth 30 minuta përpara nisjes së seancës së Portugalisë. Megjithatë, nuk dihet nëse ai iu bashkua më vonë grupit, pasi mediat u larguan nga hapësira ku lejohej ndjekja e stërvitjes.

Portugalia vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Danimarkës.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetmarsbahis