Mediat izraelite kërkojnë përgjegjësi nga legjionarët para ndeshjes me Kosovën

Vetëm pak ditë para takimit me Kosovën në Ligën e Kombeve, në Izrael janë shtuar kritikat ndaj kombëtares dhe futbollistëve që aktivizohen në klube të njohura evropiane.

Të lidhura

None found

Shkak për reagimet është bërë humbja e thellë 3-0 ndaj Irlandës. Mediumi izraelit “Ynet” ka ngritur pyetjen se përse niveli i lojtarëve që luajnë jashtë vendit nuk po reflektohet në paraqitjet e përfaqësueses.

Në artikullin e titulluar “Ku janë legjionarët?”, Ynet rendit disa prej emrave kryesorë të ekipit. Anan Khalaili luan te Crystal Palace, Manor Solomon te West Ham, ndërsa Daniel Peretz është pjesë e Southamptonit. Roy Revivo aktivizohet në La Liga, kurse Oscar Gloch mban fanellën e Ajaxit, ku luan edhe me numrin 10.

Omri Gandelman është një tjetër futbollist izraelit që luan në Itali, ndërsa disa të tjerë janë pjesë e kampionatit MLS. Sipas Ynet, në aspektin teorik, Izraeli disponon futbollistë me eksperiencë dhe cilësi të mjaftueshme për të krijuar një ekip konkurrues.

Megjithatë, kjo potencial nuk është përkthyer në performancë në fushë, veçanërisht në duelin e fundit kundër Irlandës. Gloch, Solomon, Khalaili dhe Revivo janë mes lojtarëve që janë kritikuar për paraqitjet e tyre.

Ynet ndalet te diferenca mes asaj që këta futbollistë shfaqin në klubet e tyre evropiane dhe kontributit që japin me kombëtaren. Sipas mediumit, tifozët nuk kërkojnë që ata ta shndërrojnë menjëherë Izraelin në një skuadër spektakolare, por presin të shohin të paktën një pjesë të nivelit të treguar në klubet ku aktivizohen.

Kritikat janë publikuar në prag të përballjes me Kosovën, që për Izraelin përbën mundësinë e radhës për të reaguar pas disfatës së rëndë ndaj Irlandës. Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka pranuar se skuadra duhet të japë një përgjigje dhe ka deklaruar se ekipi duhet të gjejë energjinë për t’u ngritur pas paraqitjes së dobët.

Ynet e lidh situatën edhe me mungesën e një lideri të padiskutueshëm në skuadër, duke rikujtuar emra të së kaluarës si Tal Ben Haim, Eyal Berkovich dhe Yossi Benayoun.

Mediumi raporton gjithashtu për tensionet që rrethojnë Ben Shimonin, ndërsa përfaqësuesja izraelite i afrohet një ndeshjeje ku presioni për të marrë rezultat është bërë edhe më i madh.

Izraeli dhe Kosova do të ndeshen të enjten në Debrecen. Izraelitët e presin këtë takim pa asnjë pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Kosova, ndërkohë, ka grumbulluar 3 pikë, falë fitores ndaj Irlandës, ndërsa më pas është mposhtur nga Austria. Në këtë kontekst, kritikat e forta të mediave izraelite ndaj lojtarëve që luajnë jashtë vendit i shtojnë interesin sfidës së ardhshme.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet