Rikujtohet deklarata e Eran Zahavit për fushën e “Fadil Vokrrit”: “Më shumë stallë derrash se terren futbolli

Teksa Kosova dhe Izraeli përgatiten për përballjen e radhës, është risjellë në vëmendje takimi i fundit mes tyre, i luajtur më 12 nëntor 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të lidhura

None found

Ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të Kosovës, por pas saj vëmendje të madhe morën komentet e sulmuesit izraelit Eran Zahavi për gjendjen e fushës.

Zahavi, i cili qëndroi në lojë gjatë të gjitha 90 minutave, e vlerësoi në mënyrë tejet kritike terrenin e stadiumit në Prishtinë dhe përdori një krahasim të fortë për ta përshkruar atë.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli”, deklaroi ai pas përfundimit të sfidës.

Sulmuesi izraelit pranoi se përfaqësuesja e tij ishte përballur me vështirësi gjatë ndeshjes dhe nënvizoi se Izraeli u largua nga Prishtina pa marrë asnjë pikë.

“E dinim se nuk do të ishte lehtë në asnjë rrethanë dhe sonte nuk arritëm të merrnim pikë”, u shpreh Zahavi, duke përsëritur kritikën për terrenin.

Gjendja e fushës ishte komentuar edhe nga disa futbollistë të Kosovës, pasi reshjet e shiut e kishin përkeqësuar më tej terrenin. Megjithatë, ishte pikërisht deklarata e Zahavit ajo që shkaktoi reagimin dhe interesin më të madh.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet