Berisha nga Strasburgu: Apeli të vlerësojë me objektivitet dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për situatën politike në Kosovë dhe vendimet e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha komentoi zgjedhjet e përsëritura në Kosovë, të cilat, sipas tij, u zhvilluan në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare. Ai vlerësoi se përsëritja e proceseve zgjedhore, e lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, duhet të parandalohet. Për këtë arsye, kërkoi mbështetjen e Këshillit të Europës dhe të Komisionit të Venecias për hartimin e një mekanizmi më praktik për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Të lidhura

None found

Duke folur për vendimet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, kreu i PD-së tha se ato kanë nxitur protesta në Prishtinë. Sipas tij, reagimi i qytetarëve lidhet me krahasimin e këtyre çështjeve me raste të tjera, si edhe me atë që ai e konsideroi mungesë të provave të qarta për vepra konkrete penale.

Berisha shprehu kritika për mënyrën e zhvillimit të proceseve gjyqësore në Hagë, duke pretenduar se procedurat penale janë fokusuar vetëm te njëra palë e konfliktit.

“Së fundmi, dënimet e dhëna nga gjykata e Kosovës në Hagë kanë ndjekur, në mënyrë befasuese, linja të qarta etnike. Në kundërshtim me statutin e saj, gjykata ka ndjekur penalisht vetëm palën e viktimës dhe jo agresorin. Prandaj, le të shpresojmë që Gjykata e Apelit t’i shqyrtojë çështjet e tyre në mënyrë më objektive”, deklaroi Berisha.

Një pjesë të fjalimit ia kushtoi edhe Serbisë dhe Ratko Mlladiçit, duke dënuar varrimin e ish-komandantit serb të Bosnjës me nderime shtetërore.

“Varrimi me nderime shtetërore i kasapit të Bosnjës, orkestruesit të gjenocidit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në Srebrenicë, ishte një ekzekutim i dytë, 31 vjet më vonë, i 8500 djemve dhe burrave, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre fetare dhe etnike”, u shpreh ai.

Berisha e përshkroi këtë akt si “një fyerje të rëndë për të gjithë njerëzimin” dhe e lidhi qëndrimin e Beogradit dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me zhvillimet politike dhe zgjedhore në Serbi.

“Kjo është një fyerje e rëndë për të gjithë njerëzimin, një qëndrim i Beogradit dhe i z. Aleksandar Vuçiç, i cili kërkon të fitojë zgjedhjet me fantazmën e z. Ratko Mlladiç”, tha Berisha.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegel