Tahiri kritikon vonesën e ligjit për Specialen: Nuk është dokument i NASA-s

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj institucioneve të Kosovës për mosdërgimin ende në Kuvend të projektligjit që synon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Një javë para se të merret vendimi nëse vendi do të përballet apo jo me zgjedhje të reja, Tahiri ka vlerësuar se çështjet kryesore po trajtohen sërish vetëm në momentet e fundit.

“Sot, kur na ndan vetëm një javë nga vendimi i Kuvendit për zgjedhjet e mundshme, temat serioze vazhdojnë të shtyhen deri në 24 orët e fundit. Kjo mënyrë qeverisjeje e ka sjellë shoqërinë në një pikë ku gjithçka zvarritet dhe institucionet lëvizin vetëm kur përballen me krizë. Pse Ministria e Drejtësisë nuk e dërgon Ligjin në Kuvend? Nuk bëhet fjalë për ndonjë dokument analitik të NASA-s, por për një ligj me disa nene që mund të shqyrtohet, të ndryshohet dhe të votohet. Pse po ndiqet kjo qasje anti-shtetërore? Kujt po ia lëmë barrën në këtë mënyrë?”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen se përse nuk po zhvillohet një debat i mirëfilltë lidhur me zgjedhjen e presidentit.

“Përse nuk po diskutohet seriozisht për ndërtimin e një shteti funksional dhe për llogaridhënien? Sepse krijohet përshtypja se synimi nuk është zgjidhja e krizave, por kalimi i vazhdueshëm nga një krizë te tjetra. Kjo nuk mund të quhet qeverisje. Është vetëm shtyrje e problemit deri në çastin e fundit. Shteti nuk drejtohet në 24 orët e fundit”, ka deklaruar ai.


Shtuar më 29.09.2026 15:10

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegel