Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar tashmë të gjitha detajet për zhvillimin e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.
Të lidhura
None found
Përballja do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”, sipas të dhënave të publikuara në aplikacionin e FSHF-së.
Takimi do të luhet në kuadër të javës së 6-të të Abissnet Superiores. Të dyja skuadrat e kanë nisur sezonin e ri nën pritshmëri, pasi Tirana mban vendin e 6-të, ndërsa Partizani renditet një pozicion më poshtë.
