Gjykata Speciale ka emëruar trupin gjykues që do të shqyrtojë në Apel çështjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Gazetari Besian Beha bëri të ditur se paneli do të kryesohet nga Michele Pichard nga Franca, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe Kai Ambos nga Gjermania dhe Nina Jorgensen nga Norvegjia.
Sipas Behas, të njëjtët gjyqtarë kanë shërbyer më herët në rastet gjyqësore ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.
Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar në total me 81 vjet burgim.
