Itali, ndalohet 53-vjeçari: dyshohet se mbyti në gjumë nënën 85-vjeçare pas mosmarrëveshjeve të gjata

Karabinierët e Mercato San Severinos kanë ndaluar një 53-vjeçar, i cili dyshohet për mbytjen e nënës së tij 85-vjeçare në Pellezzano, në provincën e Salernos në Itali. Gruaja u gjet pa jetë në shtëpinë që ndante me të birin, në një ngjarje që ka tronditur qytetin.

Të lidhura

None found

Nga rindërtimi fillestar i hetuesve dyshohet se djali e ka mbytur të ëmën teksa ajo pushonte në banesë. Konfliktet dhe mosmarrëveshjet e hershme mes tyre dyshohet se qëndrojnë në themel të ngjarjes.

Sipas dyshimeve, pas ngjarjes 53-vjeçari ka kontaktuar numrin e emergjencës 112, duke treguar atë që kishte bërë, dhe më pas ka dalë nga shtëpia.

Pak kohë pas largimit, karabinierët e gjetën duke ecur në rrugët e qytetit dhe e ndaluan.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Salernos, autoritetet po kryejnë të gjitha verifikimet. Hetimi vazhdon për të zbardhur plotësisht rrjedhën e ngjarjes dhe motivet e saj.


Shtuar më 28.09.2026 20:11

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet