Një 83-vjeçar ka humbur jetën nga intoksikimi prej tymit pasi shtëpia e tij në Berovë u përfshi nga zjarri, bëri të ditur MPB.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të ministrisë, sot (28.09.2026), në orën 06:25, NJPB Berovë ka marrë informacion për një zjarr në shtëpinë në pronësi të S.B. (83).
Flakët janë shuar nga NJTZ Berovë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Berovë ka konstatuar vdekjen e S.B., ndërsa prokurori publik dhe ekipi i NJPB Berovë kanë kryer këqyrjen në vendngjarje, njoftoi MPB. /Telegrafi/
