Që prej fillimit të këtij viti, në Maqedoni janë vrarë 7 gra nga partnerët ose anëtarët e familjes, ndërsa gjatë vitit të kaluar jetën e humbën 6 gra.
Të lidhura
None found
Vrasja është vetëm pika përfundimtare e një historie dhune që mund të ketë nisur shumë më herët. Përmes mekanizmit “Famicide Watch” janë analizuar deri tani 92 raste në vend, 43 prej të cilave janë kategorizuar si femicid ose tentativë femicidi. Për institucionet, identifikimi i rasteve dhe reagimi në kohë vazhdojnë të përbëjnë një sfidë të rëndësishme.
Çdo ditë, në mbarë botën, 137 gra dhe vajza vriten nga një partner intim ose nga një anëtar i familjes. Pas secilës viktimë qëndron një jetë e ndërprerë dhe, në shumë raste, sinjale paralajmëruese që nuk janë vënë re. Gjatë vitit 2024, në nivel global u regjistruan 83,000 viktima.
Femicidi është një problem që prek të gjitha shoqëritë, ndërsa lufta kundër dhunës ndaj grave përbën një nga përparësitë kryesore të OSBE-së.
Kuadri ligjor është i domosdoshëm, por vetëm miratimi i ligjeve nuk mjafton. Efektiviteti i tyre lidhet me zbatimin konkret, me disponueshmërinë e të dhënave të plota nga institucionet dhe me mundësinë që viktimat të mbrohen përpara se situata të përshkallëzohet. Parandalimi kërkon bashkëpunim të qëndrueshëm mes sektorëve të ndryshëm, përgjegjësi të përbashkët, mbledhje në kohë të informacionit, masa të përshtatura parandaluese dhe zbatim të vazhdueshëm të legjislacionit.
