BDI: Detyrimet e Komunës së Tetovës tejkalojnë 31 milionë euro

BDI-ja në Tetovë ka ngritur akuza ndaj kryetarit të komunës, Bilall Kasami, duke pretenduar se shifra reale e borxhit të institucionit nuk po bëhet publike. Sipas Arbëresha Nezirit, nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezultojnë 23 milionë euro detyrime, ndërsa rreth 8 milionë euro të tjera nuk janë pasqyruar, duke e çuar borxhin total në mbi 31 milionë euro.

Të lidhura

None found

Neziri iu referua të dhënave të publikuara për tremujorin e dytë të vitit 2026, konkretisht deri më 30 qershor, kur detyrimet e raportuara të Komunës së Tetovës ishin afër 23 milionë euro. Ajo kërkoi shpjegime se si mund të jenë shlyer rreth 20 milionë euro brenda dy muajve, duke pyetur gjithashtu për burimin e mjeteve dhe dokumentet që vërtetojnë këto pagesa.

“Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave për tremujorin e dytë të vitit 2026, më 30 qershor, detyrimet e raportuara ishin afër 23 milionë euro. Dhe sipas informatave tona, rreth 8 milionë euro janë të paevidentuara, me të cilat borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës rezulton të jetë mbi 31 milionë euro. Prandaj pyesim: Si u shlyen rreth 20 milionë euro për dy muaj? Me cilat mjete dhe ku janë dëshmitë e pagesave? Buxheti bazë për vitin 2026 është 16.9 milionë euro. Deri në gjysmën e vitit janë realizuar 55%, ku përfshihen edhe mjetet nga kredia hungareze”, deklaroi ajo.

Komuna e Tetovës nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për konferencën e BDI-së. Nga institucioni thanë se mbeten te qëndrimi i shprehur një ditë më parë nga kryetari i komunës, sipas të cilit borxhi ndaj përmbaruesve është rreth 3 milionë euro dhe pritet të mbyllet brenda disa muajve.

“Komuna nga një borxh të deklaruar në fillim prej 15 milionë euro — vetëm Komuna flasim — por me kamatat e dënimit që kemi paguar ai borxh ka shkuar diku në 20 milionë euro, tani kemi arritur që atë borxh në përmbarues ta ulim diku në 3 milionë. Dhe ne punojmë intensivisht që për dy-tre muajt e ardhshëm edhe këto 2-3 milionë në përmbarues që i kemi t’i paguajmë apo t’i marrin përmbaruesit dhe përfundimisht Komuna e Tetovës të ketë likuiditet financiar”, deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, më 23 shtator 2026.

Kasami e mori mandatin e parë si kryetar i Komunës së Tetovës në fund të vitit 2021. Në atë kohë, ai kishte bërë të ditur se borxhi i përgjithshëm i komunës, së bashku me ndërmarrjet publike dhe shkollat, arrinte në rreth 24 milionë euro.


Shtuar më 28.09.2026 12:19

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet