Një 56-vjeçare nga Shkupi është gjetur e pajetë mbrëmjen e kaluar brenda një automjeti në autostradën Gjevgjeli-Veles. Sektori i Punëve të Brendshme në Veles bëri të ditur se trupi i saj është dërguar për autopsi.
Të lidhura
None found
Rasti është raportuar në orën 19:40 në SPB Veles. Gruaja, e identifikuar me inicialet M.D., është gjetur në një Volkswagen Passat me targa të Shkupit, që ndodhej në rrugën Gjevgjeli-Veles.
Sipas njoftimit zyrtar, mjeku i Ndihmës së Shpejtë nuk ka konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka dalë një ekip inspektues i SPB Veles, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është transportuar për autopsi.
