Lajm i madh: Manaj në qiellin e 7, Koeman e federon në ekipin e parë për La Liga-n

Rei Manaj ka arritur diçka të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Futbollisti i Kombëtares falë paraqitjeve dinjitoze me gol në miqësoret e verës me skuadrën katalanase, ka arritur të federohet në La Liga me ekipin e parë të Barcelonës.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i Barcelonës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ku deklaron se në ekipin e parë janë federuar Memfis Depaj, Erik Garsia dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj.

Lushnjari 24-vjeçar spikati me paraqitjet e tij ku realizoi tripletë në miqësoren ndaj Gimnastik dhe ndeshjen pasardhëse një gol tjetër ndaj Gironës.


Shtuar 14.08.2021 12:48