“Paketova rrobat e mia dhe u largova”, Loredana reagon pas thumbave të Mozzik në rrjete sociale

Teksa të gjithë mendonin se Mozzik dhe Loredana po jetonin ditët më të bukura si dy të dashuruar, duket se diçka ka ndodhur sërish mes tyre. Fillimisht fansat e dyshes vunë re se Mozzik dhe Loredana nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Më pas reperi postoi sot në rrjete sociale disa shprehje, që hapur dukeshin si thumba kundrejt Loredanës.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, thuhet në postimet në fjalë.

Nga ana tjetër Loredaana i është kundërpërgjigjur Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you down” të reperit NF. Nuk e dimë nëse pjesa e shkëputur përshkruan marrëdhënien e tyre, por gjërat nuk duken aspak mirë.

“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana ka vendosur të publikojë në Instagram.


Shtuar 14.08.2021 09:57