Ernest Muçi është ylli i ri i Shqipërisë, vendimi i fundit konfirmon se do jetë ai në qendër të projektit të Maran (LISTA)

Ernest Muçi, është prej vitesh pjesë e Kombëtares shqiptare, por roli i tij në radhët e kuqezinjve, ka qenë shpesh dytësor, edhe kur kalonte një formë të shkëlqyer në klub.

Me Rolando Maran, duket se roli i Muçit do të jetë shumë më qendror, edhe për faktin se mbetet një prej lojtarëve më në formë shqiptarë në vitet e fundit.

Të lidhura

None found

Kjo shihet edhe nga një detaj i vogël, por që padyshim ka rëndësi për sulmuesin e talentuar, i cili po shkëlqen me Trabzonspor në Turqi. Atje, ai i ka dorëzuar fanellën që mbante me numrin 10 një ylli si Mohamed Salah.

Por tashmë në radhët e Shqipërisë do të jetë pikërisht ai ylli që do mbajë këtë fanellë, pasi në ndeshjet e Ligës së Kombeve do të luajë me këtë numër mbi shpinë.

Muçi ka luajtur me numrin 17 në radhët e Kombëtares shqiptare në këto vite, duke regjistruar 17 ndeshje që nga viti 2021, teksa ka shënuar 3 gola.

Por nga tani e tutje, duke shfrytëzuar edhe mungesën e Nedim Bajramit që e mbante më parë këtë fanellë, Muçi do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen me numrin që i përshtatet më mirë rolit që mbulon në fushën e lojës.

LISTA ME NUMRAT PËR NDESHJEN NDAJ BJELLORUSISË

1. Etrit Berisha

2. Samuele Sina

3. Mario Mitaj

4. Elseid Hysaj

5. Klevi Qefalija

6. Berat Gjimshiti

7. Rei Manaj

8. Kristjan Asllani

9. Anis Mehmeti

10. Ernest Muçi

11. Myrto Uzuni

12. Alen Sherri

13. Naser Aliji

14. Kristian Shpendi

15. Marash Kumbulla

16. Juljan Shehu

17. Taulant Seferi

18. Ardian Ismajli

19. Mirlind Daku

20.  Ylber Ramadani

21. Arbër Hoxha

22. Stavro Pilo

23. Mario Dajsinani


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom