Berisha: Emërimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH-it ishte jashtë çdo kriteri, u rikthye për t’u përballur me ish-bashkëpunëtorët

Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e përshkroi javën e kaluar si një nga periudhat më të rënda të skandaleve në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, një ngjarje e tillë ka vetëm dy raste të ngjashme në historinë botërore.

Të lidhura

None found

Berisha foli veçanërisht për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Kombëtar, Vlora Hyseni, dhe për pretendimet që lidhen me raportet e saj me krimin e organizuar.

Sipas liderit të PD-së, vendosja e masës së sigurimit ndaj drejtueses së shërbimit inteligjent përbën goditjen më të rëndë ndaj shtetit. Ai argumentoi se drejtuesi i SHISH-it duhet të jetë zyrtari i pajisur me nivelin më të lartë të besueshmërisë.

Berisha deklaroi se emërimi i Hysenit në atë post ishte bërë në kundërshtim të plotë me kriteret dhe rikujtoi se e kishte denoncuar këtë çështje që në javën e parë të marrjes së detyrës prej saj.

Ai përsëriti gjithashtu akuzat ndaj Ergys Agasit, për të cilin tha se kishte vendosur kontrollin e plotë mbi shërbimin informativ.

Berisha: Java që lamë pas shënoi një skandal të jashtëzakonshëm, jo vetëm për historinë e Shqipërisë, por për vetë historinë botërore, ku ekzistojnë vetëm dy raste të tjera të ngjashme.

Drejtuesja e shërbimit inteligjent të vendit arrestohet për bashkëpunim me organizatën kriminale më të rrezikshme në Evropë të Ergys Agasit dhe për nxjerrjen e sekretit shtetëror. Kjo solli, sipas tij, shembjen e plotë të piramidës së sigurisë së vendit.

Për qytetarët shqiptarë dua të nënvizoj se arrestimi i shefit të shërbimeve për bashkëpunim me krimin dhe nxjerrje sekreti është më i rëndë se arrestimi i çdo zyrtari tjetër për të njëjtat vepra penale, pasi ai duhet të jetë i certifikuar për shkallën më të lartë të besimit.

Ndërkohë, Vlora Hyseni u vendos në atë funksion krejtësisht jashtë çdo kriteri. Kjo mbetet një prej çështjeve më të rëndësishme që kërkon përgjigje.

Vlora Hyseni u denoncua nga Sali Berisha, por ndoshta edhe nga persona të tjerë, që në javën e parë pas emërimit të saj të pamerituar dhe edhe më pas.

Po ashtu, Sali Berisha e ka akuzuar vazhdimisht Ergys Agasin se kishte marrë nën kontroll të plotë Shërbimin Informativ Kombëtar.

Fakti që Vlora Hyseni arrestohet ose ndaj saj shpallet urdhër-arresti në një periudhë kur ajo nuk ishte pjesë e qeverisë, sipas Berishës, tregon se qeveritarët aktualë këmbëngulën që ajo të rikthehej me çdo kusht.

Ajo u kthye dhe, me sa duket, rikthimi i saj kishte për qëllim t’u jepte reston bashkëpunëtorëve të saj që, sipas saj, e kishin tradhtuar.

Për këtë arsye, Berisha paralajmëroi se zhvillimet e ardhshme do të jenë të së njëjtës përmasë dhe nivel.


Shtuar më 26.09.2026 12:36

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet