Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Sipas Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë shtetasi Anatolii Streletskyi, 53-vjeç, i cili u arrestua sapo zbriti në aeroport, pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Mësohet se Anatolii Streletskyi, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.
Të lidhura
None found
Njoftimi:
Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin:
A. S., 53 vjeç, shtetas ukrainas.
Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit.
Shtetasi ukrainas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.
Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas.
Edhe njëherë, Policia e Shtetit falënderon agjencitë partnere për bashkëpunimin e vazhdueshëm në Shqipëri.
