FFK publikon pamje të veçanta nga fitorja e Kosovës ndaj Irlandës

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë një video speciale që pasqyron momentet më të spikatura të triumfit 1:0 ndaj Irlandës, nga përgatitjet para ndeshjes e deri te festimet pas suksesit të parë të “Dardanëve” në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Materiali filmik hapet me mbërritjen e Kombëtares së Kosovës në stadium, pak para përballjes me irlandezët. Më pas, kamera kalon në ambientet e zhveshtores, ku spikat edhe një moment i veçantë me Erblin Osmanin.

Osmani, 17-vjeçari i grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren A, iu drejtua shkurt bashkëlojtarëve. Ai falënderoi për ftesën në përfaqësuesen e Kosovës dhe i uroi ekipit rezultat pozitiv në këtë sfidë.

Videoja përcjell gjithashtu tensionin dhe emocionet e lojtarëve gjatë takimit, ndërsa episodi vendimtar ndodhi në minutat e fundit, kur Vedat Muriqi shënoi golin që i dha fitoren Kosovës.

Pas realizimit, futbollistët shpërthyen në festë, e cila vijoi edhe pas përfundimit zyrtar të ndeshjes.

Pamjet mbyllen në zhveshtore, ku “Dardanët” festojnë së bashku fitoren e rëndësishme dhe tri pikët e para të Kosovës në Ligën e Kombeve.//


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş